Fut drogën në briosh por qeni e zbulon

26/04/2010 17:25

Mund të gënjesh agjentët e policisë por jo hundën e një qeni. Kjo i ka ndodhur një të riu 23 vjecar nga Napoli, i cili kishte përveshur mëngët duke gatuar disa kroasanë, të cilët i kishte mbushur me drogë.

Por qeni Rav nuk e ka ngatërruar aromën e brioshit me atë të drogës. Ngjarja ka ndodhur në Katania ku të riut i janë vënë menjëherë prangat.

Sasia totale e drogës është 10 gramë heroinë dhe 10 gramë hashash e marijuanë. Pasi u ndalua nga policia, djali u tha policëve se në cantë kishte mengjesin por qeni antidrogë Rav ka zbuluar gjithcka.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA