Disketat kompjuterike të quajtura “floppy disk” duhet t’i japin lamtumirën botës së teknologjisë pasi në vitin 2011 do dalin në pension.
Lajmin e bën të ditur kompania Sony që nxorri në treg për herë të parë një disketë në vitin 1981. “Floppy disk” ka hedhur një hap të madh në teknologjinë informatike por tashmë koha e tij ka përfunduar. Shitjet do vazhdojnë vetëm në Indi dhe shumë pak vende të tjera.
Shkaku është i thjeshtë, rënia drastike e shitjeve pasi në vitin 2002 u shitën 47 milionë copë, ndërsa në 2009-ën 12 milionë. Moda e momentit është USB-ja që ka më shumë hapësirë dhe është më praktike. USB-të sot mund të arrijnë deri në 256 gigabyte. Apple hoqi lexuesin e disketave nga kompjuterat Mac që në vitin 1998.
Top Channel