Raportuesja e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave deklaroi se Bosnje-Hercegovina i ka përmbushur shumicën e kritereve për të përfituar lëvizjen e lirë dhe se gjatë javës së ardhshme do të ketë një konkluzion për Sarajevën.

Ajo ripërsëriti se pret që Komisioni të paraqesë propozimet për heqjen e regjimit të vizave për Bosnjën dhe Shqipërine javën e fundit të majit ose në fillim të qershorit.

Bosnja ka përmbushur pjesën më të madhe të kritereve për liberalizimin e vizave. Gjatë javës së ardhshme do të ketë një raportim për Bosnjën. Nëse ky raportim është pozitiv atëherë nuk duhet humbur kohë”, është shprehur raportuesja Tanja Fajon në një deklaratë për mediat boshnjake.

Muslimanët dhe një pjesë e serbëve të Bosnjës mbeten jashtë lëvizjes së lirë pas liberalizimit të vizave për Serbinë, ndërkohë që kroatët e këtij shteti kanë nënshtetësinë kroate duke përfituar lëvizje të lirë.

Top Channel