Megjithë rënien dakort parimisht prej BE-së për ndihmën financiare që do t’i akordohet Greqisë, jo gjithçka duket e lehtë për Athinën për sa i përket mbështetjes europiane.

Kështu Gjermania, kontrubuesi kryesor europian me 8.5 miliard euro nga 35 miliard në total akorduar prej BE-së, ende nuk është gati të akordojë huanë e saj për Greqinë.

Hezitimi Gjermanisë u pohua prej ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Uestervelle.

“Nuk jemi gati për të firmosur huanë për Greqinë. Jo të gjithë jemi dakort që Greqia të marrë ndihma nga Europa”, mësohet të ketë deklaruar Uestervele.

Top Channel