Një hakers rus i quajtur “Kirllos” ka arritur të hyjë në bazën e të dhënave të rrjetit Facebook duke vjedhur 1.5 milionë profile të cilat i ka nxjerrë në shitje.
Pasi ka arritur që të penetrojë me sukses brendësi të serverave ai vodhi profilet duke i nxjerrë në shitje me një cmim të kripur. Deri tani ka arritur të shesë 700 mijë prej tyre. Këto profile mund t’u jenë shitur keqbërësve të tjerë, të cilët mund t’i përdorin për transferta parash apo për sulme të tjera ndaj blogut të famshëm.
Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, hakersi rus ka në dorë 1 në 300 profile. Shitja e 1000 profileve me më pak se 10 kontakte është bërë për 25 dollarë, ndërsa kontaktet me një numër më të madh miqsh janë shitur më shtrenjtë. Sipas sistemit të sigurisë, Symantec, profilet e përdoruesve shiten në tregun e zi për 1-20 dollarë.
Top Channel