Bundesliga, Bayern dhe Schalke, “luftë” deri në fund

24/04/2010 17:45

Bayern Munchen dhe Schalke 04 vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtën gjatësi vale edhe pas javës së tretë nga fundi.

Skuadra e Van Gaal me gjysme mendje në sfidën e Lyon-it, ka barazuar 1-1 në fushën e Mounchengdadbach, madje rrezikoi të humbiste pasi vendasit kaluan të parët në avantazh. Klose ishte ai që barazoi rezultatin në minutën e 73-të.

Ndërkohë Schalke 04 arriti një fitore me mjaft vlera në fushën e Herta Berlin me një gol të shënuar nga Veseterman 3 minuta para fundit të takimit.

Situata është komplikuar për bavarezët të cilët udhëheqin me pikë të barabarta bashkë me skuadrën e Felix Magath.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA