Apartamenti i Gucci-t me qira, 60 mijë USD në muaj

24/04/2010 10:55

Familja Gucci kërkon një qiramarrës për apartamentin e saj në New York…vlera që duhet të paguhet cdo muaj është 60 mijë dollarë!

Apartamenti që ndodhet në Olympic Tower, 14 dhoma gjumi, 9 banjo dhe dritare pothuajse në të gjithë muret e jashtme për të soditur një pamje të mrekullueshme në pjesën më të madhe të qytetit.

Gjithsej apartamenti është 930 metra katrorë dhe ndodhet në dy kate.

Në një intervistë për “Wall Street Journal”, motrat Alessandra dhe Allegra Gucci, kujtojnë më nostalgji festat e kaluara në këtë vend, me të atin Maurizio Gucci, kur ai ishte ende në jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA