Në shënjestër të pushkës

23/04/2010 18:50

Të krijohet përshtypja si një qitje argëtuese në natyrë, por në fakt është arma që përdoret nga snajperi që me një gotitje plumbi ekzekuton ligjërisht keqbërësin.

Njësia e snajperave të repartit Renea është trajnuar nga organizatat e huaja, kryesisht gjermane dhe amerikane, duke arritur maksimumin profesional në saktësinë e goditjes që duhet t’i përshtatet diametrit të fytyrës së njeriut, 25-30 cm. Që një efektiv të përdorë armën snajper duhet të kalojë një përvojë 5 vjecare te forcat Renea dhe më pas një test specifik për këtë armë.

Komandanti i forcave speciale Renea, Luigj Vathi tregon për gjendjen emocionale të snajperit përballë veprimit. “Nje snajper duhet te jete inteligjent, i ftohte dhe vendimemarres. Eshte nje vendimemarrje qe vjen shume e ftohte. Eshte gjithmone ligjore. Ata nuk veprojne me urdher por gjithmone brenda ligjit. Snapjeri shpeton jete njerezit dhe vepron brenda ligjit”, shprehet Luigj Vathi.

Gadishmeria e snajperave apo e anetareve te Reneas ne teresi eshte e pallogritshme por motivimi i tyre eshte vetem profesional pasi suporti apo stimulimi monetar le per te deshiruar, gje qe eshte e veshtrire te pranohet.

Nje snajper duhet te mbaje fort vendin e punes se tij pasi te jesh antar i  njesise snajper, detyren qe mban nuk e ka te sigurte nese nuk kryen stervitje te perditshme, ne menyre që te plotesoje normat e percaktuara dhe testin profesional nje here ne vit. Nese nuk  i pergjigjesh ketyre kerkesave je i perjashtuar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel