Dita e Tokës në Kosovë u përkujtua me mbjellje pemësh në kryeqytetin Prishtinë dhe me aksione për pastrimin e saj.

Zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë edhe presidentin e Republikës, dhanë mesazhe për ruajtjen e ambjentit.

“Nuk do të ndalemi me kaq, në gjithë pjesët e Prishtinës do të bëhen aksione të tilla”, ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu.

I pranishëm në këtë aksion ka qenë edhe ambasadori amerikan Christopher Dell, i cili ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë për një ambjent të pastër.

“Sot është një ditë e vecantë për ne. Duhet të përveshim mëngët dhe të pastojmë në mënyrë që të kemi një ambjent të bukur”, ka deklaruar ai.

Nga analizat e fundit rezulton se ndotja e ambjentit në Kosovë është jashtë cdo norme.

Top Channel