Indi, kapet “guru”-ja i seksit

23/04/2010 18:15

Policia indiane ka arrestuar pas 50 ditësh në kërkim, Swami Nityananda, i njohur ndryshe nga mediat si “guru i seksit”.

Nofka ka lindur nga shpërndarja e një videoje në të cilën shfaqeshin ushtrime “hard” me një aktore, që ishte dhe nxënësja e tij.

Në kompjuterin e guru-së janë gjetur shumë kopje deklaratash ku kërkohej mbajtja e sekretit të firmosura nga ndjekëset e tij që ndiqnin leksionet e seksit.

Pjesa më e madhe e tyre ishin gra të divorcuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA