Digjet tosti, evakuohet stacioni hekurudhor

23/04/2010 18:20

Një tost i harruar në bukëthekse ka shkaktuar evakuimin e stacionit hekurudhor të King’s Cross, një ndër më të populluarit në Londër.

“Transport for London”, kompania që kujdeset për transportin hekurudhor, ka konfirmuar se dy herë stacioni është evakuuar për frikën e një zjarri dhe ka mbetur i bllokuar për 20 minuta.

Por shkaku ishte në realitet, “tymi që vinte nga një bukëthekse në sallën e personelit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA