Britani, fëmija plaket pesë herë më shpejt

23/04/2010 19:05

Një 11 vjecar anglez është i vetmi në botë të cilit i është diagnostikuar një sëmundje e rrallë që e plak 5 herë më shpejt.

Harry Crowther, 11 vjeç, duket sikur është 50. Për “Daily Mail” është një rast pa raste preçedent.

Si shokët e tij, Harry noton dhe ecën me biçikletë, por vuanë nga një formë artriti që e detyron të heqë dorë nga shumë sporte të tjerë, duke i shkaktuar dhimbje reumatizmale, si një 50 vjeçar.

Sindroma i është identifikuar si një variant i progerias.

Top Channel