Borneo, zbulohen 123 forma të reja jete

23/04/2010 17:30

Ishulli i Borneos është i treti më i madh në planet me një biodiversitet të madh.

3 mijë lloje pemësh, 200 gjitarë dhe 420 lloje zogjsh është shumllojshmëria që paraqet ky ishull, i cili është vënë në qëndër të vëmendjes së shkencëtarëve të “World Wildlife Fund”. Malajzia, Indonezia dhe Brunei janë tre vendet që kanë mbështetur studimin në ishullin që ndodhet në arkipelagun indonezian.

Ky është habitati i vetëm natyror për majmunët orangotangë por edhe një strehë e sigurtë për elefantët aziatikë. Kreu i inisiativës së WWF, Adam Tomasek ka theksuar se në tre vjet studime janë zbuluar forma të reja jete. 123 janë zbulimet e reja në ishullin me madhësinë sa Britania e Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA