Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë “mbetet në një pozicion unik” për të lehtësuar dialogun mes bashkësive etnike. Kështu thuhet në raportin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Moon.

“Vazhdimi i mbështetjes për aktivitetet e UNMIK-ut nga bashkësitë etnike në terren, nga Prishtina e Beogradi, si dhe nga Këshilli i Sigurimit dhe bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi ka një rëndësi themelore”, shkruan në raportin e radhës për Kosovën, Ban Ki Moon.

Më tej dokumenti nënvizon se “qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi i Kosovës e rajonit lidhet me një proces të suksesshëm pajtimi mes bashkësive”. Raporti nënvizon se nuk ka pasur rritje të numrit të incidenteve, përfshi dhe ato që lidhen me pakicat, krahasuar me raportin paraprak.

 

Top Channel