Më 10 maj në Shkup të Maqedonisë do të mbahet një protestë masive e shoqatave të ndryshme shqiptare, kundër diskriminimit që po i bëhet komunitetit shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli i Organizatave Shqiptare në Maqedoni, sipas të cilit kjo situatë ka ardhur për shkak të politikave të qeverisë dhe vendimeve jo të drejta të sistemit gjyqësor.

Protesta është organizuar nga 40 shoqata, të cilat kanë baza në qytete të ndryshme të Maqedonisë, si Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Ohër, etj.

Top Channel