Diplomati austriak, Albert Rohan kërkon nga diplomacia kosovare që të ketë prioritet përpjekjet e koordinuara për sigurimin e njohjeve të reja të pavarësisë.

Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore” ai thekson se pasi GJND-ja të japë vendimin, për të cilin thotë se pret të mos jetë në favor të ndonjërës palë, shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën duhet të ndërmarrin veprime kundër një iniciative serbe  për të rihapur çështjen e statusit të Kosovës përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Rohan ka shprehur mendimin e tij se Bashkimi Evropian duhet të shndërrojë avancimin ekonomik të Kosovës në prioritet kryesor të tij, ndërsa energjikisht duhet të vazhdojë me misionin e EULEX-it.

Top Channel