Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i shoqëruar edhe nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, nesër do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtëpive në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Në një njoftim nga ambasada amerikane në Prishtinë thuhet se ambasadori Dell do të jetë bashkë me presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaçi, dhe zyrtarë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, në ceremoninë e fillimit zyrtar të ndërtimit të shtëpive për 50 familjet më të rrezikuara.

Aktualisht këto familje janë të vendosura në në dy kampe. Projekti për ndërtimin e shtëpive të tyre është pjesë e programit ekonomiko-social të financuar nga USAID.

Top Channel