Zyrtarë të EULEX kanë konfirmuar lajmin për përfshirjen e pjesëtarëve rumunë të këtij misioni në kontrabandën e alkoolit dhe duhanit në pikën kufitare të Bllacës, që ndan Maqedoninë me Kosovën.

Përmes një komunikate, EULEX bën të ditur se mbi ngjarjen është informuar vetë kreu i misionit, i cili nga ana e tij ka informuar shefin e zyrës rumune në Prishtinë për përfshirjen e policëve rumunë në këtë trafik, si dhe Brukselin zyrtar.

“EULEX po e trajton këtë cështje me seriozitet dhe shefi i misionit ka kërkuar një hetim të hollësishëm”, thuhet më tej në komunikatë.

Top Channel