Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen ka deklaruar se Aleanca i ka dyert e hapura për anëtarësimin e Ballkanit.

Rasmusen ka bërë të ditur se në takimin e ministrave të Jashtëm që do të mbahet në Talin, do të diskutohet opsioni i zgjerimit të NATO-s dhe reformat e reja që do të ndërmarrë organizata.

“Ne do të diskutojmë politikën e zgjerimit, vecanërisht kundrejt Ballkanit. Do të diskutojmë politikat bërthamore të NATO-s, mburojën anti-raketë dhe marrëdhëniet me Rusinë”, ka pohuar Rasmusen.

Top Channel