Një sasi e konsiderueshme nafte është derdhur në liqenin e Ohrit, duke krijuar një njollë të madhe që po i afrohet bregut.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë maqedonase, sipas të cilave ekspertë të ndryshëm kanë vlerësuar se bëhet fjalë për një katastrofë ekologjike.

Të njëjtat burime shtojnë se specialistë dhe ambjentalistë të shumtë po punojnë për të zbuluar se nga ka ardhur sasia e madhe e naftës.

Nga vlerësimet paraprake rezulton se ajo mund të ketë ardhur nga reshjet e shumta të shiut, të cilat mund të kenë ngacmuar pusetat.

Top Channel