Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinou ka deklaruar se në vitin 2010 nuk do të ndërmerren masa të reja kundër krizës, edhe pse do të ndryshojnë të dhënat e deficitit.

“Në 2010-ën kemi marë masa kurajoze dhe askush nuk po na kërkon më shumë”, ka pohuar Papakonstantinou, i cili ka përjashtuar cdo mundësi për ristrukturimin e borxhit grek.

Ndërkohë, nesër do të nisin bisedimet mes qeverisë greke dhe përfaqësuesve të KE-së dhe FMN-së, për të diskutuar mbi kushtet për masën e borxheve të mundshme që mund të marë Athina.

Top Channel