Protestat, deputetet e PS-së në Rubik e Gramsh

19/04/2010 15:30

Deputetët e Partisë Socialiste Gjovalin Kadeli , Gjok Jaku dhe Armando Prenga kanë marrë pjesë në një protestë të zhvilluar në qytetin e Rubikut.

Kriza ekonomike ka qenë në qendër të diskutimeve të tre përfaqesuesve socialiste të cilet i kerkuan banoreve t’i bashkangjiten protestës së madhe të 30 prillit në kryeqytet.

Nga Rubiku në Gramsh socialistet përmes deputetit Damian Gjiknuri kane perkrahur protestën e banorëve të fshatit Lenie, të cilet kanë akuzuar qeverinë se i ka lene plotesisht ne harrese per shkak se jane komune e drejtuar nga e majta. Sipas tyre kjo zone nuk ka marre asnje fond per infrastrukturen fakt ky qe e ka izoluar ate plotesisht nga komunat e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA