Rreshjet e shiut shkaktuan një situatë të rënduar në qytetin e Vlorës, ku shumë rrugë janë bllokuar dhe bërë të pakalueshme për shkak të ujit.
Pusetat e bllokuara dhe mosfunksionimi ka sjellë problemet më të mëdha. Probleme janë shkaktuar edhe në port, si pasojë e vonesave.
Në Llogora mjegulla ka krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në Elbasan.
Disa lagje të këtij qyteti janë zhytur nën ujë dhe ujërat e shiut së bashku me ujërat e zeza kanë shpërthyer nëpër disa banesa.
Mbi 1000 familje të lagjes “Vullnetari” dhe “Dyli Haxhirre”, që janë në afërsi të digës së përroit të Zaranikës, ndihen të rrezikuara nga plasaritjet e digës dhe mbushja e tij me inerte.
Në zonën e Lezhës edhe pse ka reshje të konsiderueshme nuk raportohen përmbytje. Lumi Mat dhe Drini janë fryrë për shkak të prurjeve ndërsa raportohet se dy banesa në Luth, në zonën e Mirditës, janë shembur nga rrëshqitja e tokës.
Probleme ka zona fushore e Zejmenit për ujrat sipërfaqësore dhe ajo e Torovicës. Pak ditë më parë dalja nga shtrati e lumit Mat ka shkaktuar mbytjen e 165 bagëtive. Uji në tokat e një fermeri shkoi në lartësinë 1.5 metra, duke mbytur të gjitha kafshet.
Top Channel