Drini, hapen sërish portat

19/04/2010 15:15

Nga 3 hidrocentralet më të medhenj në vend Fierzë, Koman dhe Vau Dejës do të vazhdoje te shkarkohet ujë nga portat edhe në ditët e ardhshme. (UPDATE)

Ministria Energjitikes deklaron se prurjet janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, si pasojë e reshjeve që kanë rënë kryesisht gjatë 3 diteve të fundit. Sipas specialistëve situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe nuk ka vend për panik.

Zevendësministri Energjitikës, Leonard Beqiraj thote se nuk ka  rrezik permbytjesh në këto kushte.

Sipas Beqirajt, Ministria e Energjitikës ka organizuar gjithe strukturat e posatshme qe po monitorojne situaten hidrike te 3 hidrocentraleve, ndersa jane lajmeruar pushteti vendor Shkoder dhe Emergjencat Civile të jenë ne gadishmeri per cfaredolloj situate te papritur qe mund te kete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA