
Në konferencën për shtyp të mbajtur para pak castesh kryeministri Sali Berisha ka folur me superlativa për ish-rivalin e tij të betuar politik, ish-kryetarin e PS Fatos Nano.
Berisha ka deklaruar se Nano, ndaj të cilit kur ishte në opozitë ka hedhur një lum akuzash nga më të rëndat, ka meritën e tij në kauzën shqiptare të integrimit.
“Jam takuar edhe me ish-kryeministrin Fatos Nano. Nano ka meritat e tij që askush nuk mund t’ia mohojë. Ai mori drejtimin e PPSH dhe e shndërroi atë nga partia e një njeriu për 50 vjet në një parti që e zgjodhi kryetar. E anëtarësoi në internacionalen socialiste. Të gjitha marrëveshjet që janë firmosur me zotin Fatos Nano i kanë shërbyer kauzës shqiptare. Në 2005-ën ai dha dorëheqjen, duke shprehur një akt qytetarie”, ka pohuar Berisha.
Top Channel