Topalli: PS s’pranon realitetin integrues
18/04/2010 18:15
Pas përfundimit të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, ka ardhur reagimi i parë nga ana e mazhorancës në lidhje me përfundimet që u arritën në të.
Kështu kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një konferencë për shtyp e cilësoi kongresin socialist, si kongresin e etërve dhe të bijve të bllokut, i cili sipas saj tregoi synimet e veta për të lënë Shqipërinë jashtë Europës.
Zonja Topalli tha gjithashtu se Partia Socialiste nuk pranon realitetin integrues në të cilin është nisur vendi dhe ka frikë nga shifrat ekonomike.
Top Channel