Përfundon Kongresi PS-së, ndryshohet statuti

18/04/2010 19:50

Kongresi i Partise Socialiste miratoi ndryshimet në statut, të cilat synojnë forcimin e metejshëm të strukturave të kësaj force politike dhe një efektshmëri më të madhe elektorale. (UPDATE)

Ndryshimet parashikojne ndër të tjera, rikthimin e postit te kryetarit socialist të rrethit, krijimin e asamblesë socialiste të rrethit, ndërsa drejtuesit e PS në bashki dhe komuna nuk do të zgjidhen më përmes parimit një anëtar një votë. Ky proces do të zhvillohet vetëm për postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“Ndryshimet statutore forcojnë jetën e brendshme të Partisë Socialiste, ndarjen administrative, është edhe forcimi i strukturave të partisë në emigracion, forumit rinor dhe atij të gruas”, tha deputeti socialist Blendi Klosi në një konferencë për shtyp pas përfundimit të kongresit.

Diskutimet e socialistëve gjatë kongresit u fokusuan në krizën ekonomike, domosdoshmërinë e transparencës së zgjedhjeve , korrupsionin, krizën politike, fjalën e lirë dhe median.

Për të gjitha këto tema referuan deputetë të ndryshëm, të cilët bënë një ekspoze të situatës në Shqipëri. Me këtë rast u publikua edhe një draft rezolutë, pikat kryesore të së cilës janë transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit, si një domosdoshmëri për socialistët për të rikthyer demokracinë dhe kriza ekonomike në vend.

“Në rezolutën e Partisë Socialiste parashtruam kërkesën e mbështetësve për një luftë të papajtueshme me regjimin e Berishës. PS bën thirrje që data 30 prill të jetë një ditë e madhe protestash peër t’i thënë jo regjimit të Sali Berishës. Të forcojmë kërkesën tonë për transparencë, nga e cila rrjedhin të gjitha problemet e shqiptarëve”, tha Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA