Socialistët mblidhen në Pallatin e Kongreseve, në Kongresin e jashtëzakonshëm, i cili do të bëjë ndryshimet statutore dhe do të diskutojë për programin.
Grupi i punës do të paraqesë si alternativë një material me propozimet që u bënë si në Asamblenë Kombëtare, ashtu edhe nga baza e partisë, të cilat nuk janë reflektuar në dokumentin që u është shpërndarë delegatëve. Ndryshimet statutore do të miratohen në këtë kongres, ndërsa nuk do të ketë votim për programin e partisë.
Për këtë dokument do të pranohen diskutime dhe propozime dhe në ditët në vijim dokumenti do të fillojë të pasurohet zonë më zonë të Shqipërisë me ide të reja, ashtu siç ndodhi edhe me programin elektoral të para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Fillimisht kongresi do të hapet me fjalën e kryetarit të partisë, Edi Rama, i cili do të bëjë një analizë të situatës politike dhe aksionit opozitar të PS-së. Më pas diskutimet do të përqendrohen rreth temës: “Kriza e demokracisë dhe ekonomisë, roli i PS-së në kapërcimin e saj”.
Top Channel