Hiri vullkanik, Rinasi i bllokuar

18/04/2010 15:40

Vetëm fluturimet për në Stamboll dhe Athinë janë rikonfirmuar gjatë së dielës në aeroportin e Rinasit, ndërsa fluturimet në të paktën 10 destinacione të tjera kanë vazhduar të jenë të anuluar.

Fluturimi drejt Romës, ka qënë në diskutim, por që në përfundim nuk është pranuar nga pala italiane.

Gjendja në aeroportin e Rinasit ka mbetur në të njëjtën tablo të zbrazët, si e ditëve më parë, ku dhe për shkak të resë vullkanike edhe Shqipëria u përfshi në listën e vendeve që u prekën nga kaosi europian i fluturimeve. Të vetmet mbeten udhetimet drejt kryeqytetit grek dhe Stambollit, vende këto të paprekura nga reja e hirit.

Rinasi gjatë së dielës nuk ka patur fluksin e tij të përditshmërisë, por ata pak udhëtarë kanë qënë në pritje të nisjes në dy destinacionet e vetme të lejueshme për fluturim.

Aeroporti ende nuk ka një konfirmim për rihapjen e linjave të tjera ajrore dhe zyrtarisht njofton udhëtarët që kishin planifikuar udhëtime në ato destinacione që janë anuluar se duhet të jenë në pritje deri në njoftim të dytë në ditët në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA