
Ndërmarrja e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Tiranë ka ndërprerë lidhjet e paligjshme për pikat e lavazheve të cilat perdorin ujin e pijshëm për larjen e makinave.
Ky aksion ka rreth 2 javë që ka nisur dhe në rastet kur janë konstatuar, subjektet janë gjobitur.
“Aktiviteti është shtrirë në gjithë Tiranën kemi vënë gjoba që shkojnë deri në 50 mijë lekë. Deri tani është bërë verifikimi në 200 subjekte dhe janë gjobitur 80 të tilla. Është bërë prerja, do plotësohet dokumentacioni i nevojshëm dhe me pas do i dërgohen prokurorisë”, deklaroi Ilirjan Shkëmbi, drejtor i shitjeve UKT.
Sipas Shkëmbit, ndërprerja e lidhjeve të paligjshme do të përmirësojë situatën e furnizimit me ujë në kryeqytet. Ai thotë se nuk kanë munguar rastet kur pikat e lavazheve janë gjobitur me shumë se një herë.
Top Channel