Poloni, dhjetra mijëra vetë në homazhe

17/04/2010 14:55

Disa dhjetra mijëra persona po marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore që po zhvillohet në kryeqytetin polak në nder të 96 viktimave të incidentit ajror të javës së kaluar.

Presidenti polak Leh Kazinksi  dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm, përfshirë krerët e forcave të armatosura, ishin mes viktimave.

Sirenat e makinave u ndezën në rrugët e qytetit për të sinjalizuar nisjen e ceremonisë, ndërkohë që këmbanat e kishës ranë në orën kur u regjistrua aksidenti.

Gjithashtu, gjatë ceremonisë kanë mbajtur fjalime figurat kyce të politikës polake, si kryeministri Donald Tusk, si dhe krerët e kishës polake, të cilët drejtojnë evenimentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA