Pakistan, 21 të vdekur në sulmin në Orakzai

17/04/2010 16:00

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një sulm të kryer natën nga ushtria pakistaneze në rajonin e Orakzai, pranë kufirit afgan.

Lajmin e ka bërë të ditur “The Dawn” në faqen e vetë të internetit.

Sulmi, i kryer me helikopterë lufte, ka shkatërruar disa vendstrehime të të dyshuarve si militantë islamikë integralistë.

Burime ushtarake bëjnë të ditur se trupat po avancojnë në rajonin malor të Sangras, një nga fortesat e talebanëve pakistanezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA