Shoqatat joqeveritare në Maqedoni kanë paralajmëruar se do të nisin një sërë protestash kundër diskriminimit që u bëhet shqiptarëve nga qeveria.

Dy OJQ, “Realiteti” dhe “Illyricum Libertas”, kanë bërë të ditur se bazë e protestave do të jënë projekti “Shkupi 2014”, hapja e cështjeve të Hagës, burgimi i ish-anëtarëve të UCK-së dhe rasti i Sopotit.

Protestave pritet t’u bashkohen edhe Bashkësia Fetare Islame, si dhe familjarët e të burgosurve dhe të dënuarëve shqiptarë nga radhët e ish-UCK-së.

Top Channel