LSI nis turin e dialogut

17/04/2010 19:55

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur nga Berati një seri takimesh me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike.

Në takimin e zhvilluar në Berat merrnin pjesë edhe deputetet Nasip Naçi dhe Lefter Koka.

Anëtari i kryesisë së kësaj force politike Luan Rama në hapje të takimit tha se LSI-ja ka nisur këtë fushatë dialogu për të diskutuar problematikat politike në vend si dhe pozicionimin e LSI-së përballë situatave të krijuara.

“Jemi krenar që kemi treguar se jemi një forcë politike që ngrihet mbi paragjykimet dhe mbi të shkuarën, në emër të stabiliteti dhe integrimit të vendit”, është shprehur Meta.

Në lidhje me situatën ekonomike që po kalon vendi, Meta u shpreh se dimë që sot vendi nuk është në një parajsë ekonomike, por është vend në zhvillim ku investimet private janë në rritje.

Top Channel