Has, protesta për varfërinë

17/04/2010 20:35

Banorët e Hasit i janë bashkuar protestave të zhvilluara në shumë qytete të tjera për rritjen e çmimeve, mungesën e ujit të pijshëm, varfërisë ekstreme si dhe largimet në masë të punonjësve të administratës.

Protesta është mbështetur edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Asllan Dogjani, i cili theksoi ndër të tjera se vendi është i zhytur në një kolaps të plotë të krizës ekonomike dhe politike ku faji bie vetëm tek qeveria.

Rrethi i Hasit edhe nga vetë treguesit e INSTAT-it është me i varfëri në të gjithë territorin e vendit tonë tha deputeti socialist.

Ku varfëria është në nivelet ekstreme që arrin në 28 deri ne 35 përqind të popullsisë që jetojnë me të ardhura tepër minimale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB