Haiti, bie helikopteri i OKB-së, 4 viktima

17/04/2010 00:30

Një helikopter i “Kaskave Blu” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u rrëzua në një zone malore të Haitit duke shkaktuar vdekjen e të katër anëtarëve në bord.

Lajmi njoftohet prej zëdhënësve të Kombeve të Bashkuara, ku saktësohet se incidenti u regjistrua pranë qytetit Fonds në afërsi të kufirit me Republikën Domenikane. Të katërt viktimat janë të kombësisë spanjolle dhe ishin pjesë e misionit paqeruajtës në vendin amerikano-latin dhe nën komandën e OKB-së.

Ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor i Kombeve të Bashkuara nuk përjashton mundësinë e ndonjë avarie në mjetin fluturues.

Top Channel