Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski nuk është tërhequr nga varianti i propozuar për ligjin anti-diskriminim, pavarësisht sugjerimeve të bëra nga KE.

Gruevski është shprehur se nuk i sheh të nevojshme ndryshimet në këtë ligj, edhe pse KE ka kërkuar që ai të plotësojë standartet dhe normat për mbrojtjen e të drejtave.

“Ne e kemi informuar opinionin për këtë dhe nuk dua të shtoj asgjë. Të gjitha pyetjet le të parashtrohen në Parlament, pasi atje është sjellë vendimi”, ka pohuar Gruevski.

Përvec Brukselit, ligji kundër diskriminimit është kritikuar edhe nga institucione vendore, mes të cilave edhe Avokati i Popullit.

Top Channel