Një bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në periferi të Athinës, duke dëmtuar rëndë një makinë që po kalonte aty pranë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave në makinë ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët nuk dihet nëse janë plagosur.

Sipas të njëjtave burime, mbi ngjarjen kanë nisur hetimet agjentët e anti-krimit në kryeqytetin helen.

Top Channel