Withers në Përmet: Promovoni turizmin

16/04/2010 12:35

Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers ka vizituar qytetin e Përmetit. Ne takimin me drejtuesit lokale dhe banore te qytetit ambasadori ka nenvizuar rendesine e promovimit te Shqiperise si nje vend me destinacion turistik interesant veçanerisht per shtetasit amerikane.

“Që në moshën 10-vjecare kam jetuar një pjesë të madhe të jetës jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kam parë shumë vende, por asnjëherë zona të tilla si Berati, Gjirokastra, Shkodra apo Përmeti. Po flas për amerikanët, mendoj se është e rëndësishme që të mësojne se cfarë ka ketu për të mësuar që të mund të përcohet lajmi që Shqipëria është një vend i ri për t’u vizituar. Kryetari i bashkisë përmendi se USAID-i ka programe për zhvillimin e turizmit dhe mendoj që është cështje kohe dhe keni për të parë se sa turistë amerikanë kanë për të ardhur këtu”, u shpreh Withers.

Vizita e ambasadorit e Withers ne kete qytet eshte zhvilluar pas nje ftese qe ambasadorit i kane derguar vajzat e ekipit te basketbollit te ketij qyteti. Ambasadori ka ndjekur edhe nje ndeshje basketbollit të Përmetit kundër ekipit të Lushnjës ndërsa në përfundim të saj i është dhuruar në mënyrë simbolike uniforma e skuadrës me emrin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA