Tajlandë, protestuesit carmatosin policinë

16/04/2010 08:15

Ka dështuar tentativa e ushtrisë tajlandeze për të arrestuar liderët e protestave, të njohur ndryshe edhe si “këmishët e kuqe”.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave operacioni i ushtrisë u krye në “Park Hotel”, në kryeqytetin Bangkok, ku janë strehuar protestuesit.

Por burime nga vendngjarja tregojnë se ka ndodhur e kundërta, se qindra agjentë janë carmatosur nga mijëra opozitarë, të mbledhur përreth hotelit.

Top Channel