Sarah Palin preferon kushte luksi

16/04/2010 11:00

Bileta avioni të klasit të parë nga Alaska në Kaliforni ose një xhet privat. Një suitë në hotel luksi , prenotuar me një emër të rremë, dy dhoma dopio, jo shumë larg njëra-tjetrës, dy shishe me ujë mineral pa gaz…këto janë kushtet që zgjedh të ketë Sarah Palin, ish-kandidate për zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ështe figurë referimi për mijëra gra dhe nëna, të cilat e kalojnë jetën mes vështirësive.

Këto kushte i janë ofruar asaj pas kontratës që ka firmosur me California State University Stanislaus, për fjalimin që ajo duhet të mbajë në kampusin e Turlock në 25 qershor. Dokumenti konfidencial me detajet e marrëveshjes është gjetur në një kosh plehrash nga dy studentë, të cilët nuk kanë hezituar ta bëjnë publike.

Shpërndarja e kësaj marrëveshje ka bërë që Autoritetet në Kaliforni të hapin një hetim formal për financat e fondacionit Stanislaus, një organizatë jo fitimprurëse.

Duket sikur e gjithë kjo histori nuk ka lidhje direkte me Palin, por nuk ka diskutim që nëse Sarah preferon këtë jetë luksi, imazhi i saj mund të dëmtohet. Ajo po përpiqet shumë që të rindërtojë imazhin e saj me qëllim që të rikandidojë për kreun e Shtëpisë së Bardhë në garën presidenciale të 2012. Megjithatë që pas shfaqjes së saj dy vite më parë, Palin ka arritur që të fusë në xhep 12 milionë dollarë për fjalimet e mbajtura herë pas here.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA