Ligjërohet TVSH-ja për profesionet e lira

16/04/2010 08:55

Pritet shumë shpejt një rritje e tarifave për shërbimet e ofruara nga juristët, mjekët, inxhinierët apo ekonomistët.

Shkak për shtrenjtimin e këtyre shërbimeve është bërë vendimi i qeverisë për të futur në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të profesioneve të lira, i cili ka hyrë në fuqi këto ditë, me botimin në Fletoren Zyrtare.

Konkretisht bëhet fjalë për një shtesë pas paragrafit të parë të VKM-së, datë 21.10.2009, sipas së cilës, “Për tatimpaguesit që ofrojnë shërbime në veprimtaritë e mëposhtme, kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të jetë 2 milionë lekë për vit kalendarik”.

Në vendimin e qeverisë, që Tatimet duhet të vënë në zbatim, profesione që preken nga pragu i ri i TVSH-së janë avokatët, noterët, mjekët e specializuar, dentistët, farmacistët, infermierët, veterinerët, arkitektët, inxhinierët, stomatologët, mjekët laborant, projektuesit, ekonomistët, agronomët, ekspertët kontabël, vlerësuesit e pasurisë etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB