Kore, një shpërthim i jashtëm mbyti anijen

16/04/2010 10:30

Një shpërthim i jashtëm mbyti anijen e Koresë së Jugut, e cila u fundos pranë ujrave të Koresë së Veriut muajin e kaluar.

“Mundësia e një shpërthimi të jashtëm është shumë më e lartë se ajo e një shpërthimi të brendshëm”, ka deklaruar hetuesi Yoon Duk Yong, në një konferencë për shtyp në Seul.

Ai ka folur një ditë pasi një pjesë e anijes u nxorr nga thellësitë e detit. 58 anëtarë të ekuipazhit i mbijetuan ngjarjes, por mbi 40 marinarë humbën jetën.

Skuadrat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin trupat e 36 marinarwve nga trupi i shkatërruar i anijes, e cila u mbyt në rrethana misterioze tre jave më parë.

Top Channel