Gjirokastër, projekt për ndërtesat disa shekullore

16/04/2010 12:40

Dega në Shqiperi e Fondacionit suedez “Cultural Heritage Without Borders (Trashëgimia kulturore pa kufij” ka celur ekspozitën “Ringjallja e trashëgimisë’, ku janë paraqitur projekte profesionistësh dhe studentësh shqiptarë e atyre të huaj mbi restaurimin dhe riaftësimin e disa monumenteve të Gjirokastrës.

Objektetet që do të restaurohen së shpejti nga fondacioni janë dy shtëpi të familjes Babameto. Gjate aktivitetit ku ishin te pranishëm pjesetare te Fondacionit, perfaqesues te ambasades suedeze dhe Ministrise se Kultures, u promovua nga Prof. Emin Riza botimi ne shqip i librit “Udhezues per menaxhimin e trashegimise kulturore boterore”, perkthyer nga Bojken Abazi.

Ky liber do t’u shperndahet institucioneve te mbrojtjeve te objekteve per te rritur standartet e menaxhimit dhe restaurimit te monumenteve. Fondacioni suedez “Trashegimia kulturore pa kufij” po punon ne Shqiperi me projektin “Gjirokastra 2009-2011” ne bashkepunim me institucionet shqiptare, per te restauruar dy shtepite ne qendren historike te Gjirokastres. Ky fondacion trajnon edhe profesioniste te rinj nga Shqiperia, Ballkani dhe me gjere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB