Ceceni, shpërthim i dyfishtë, vriten 3 ushtarë

16/04/2010 13:30

Tre ushtarakë kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një patrullimi pas një shpërthimi të dyfishtë në një pyll të Cecenisë.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Itar-Tass”, sipas të cilës në shpërthimin e parë një prej ushtarëve vdiq menjëherë ndërsa tjetri gjatë transportimit për në spital.

Më pas, një bombë e dytë shpërtheu në momentin e mbërritjes së ekipeve mjekësore, duke plagosur një tjetër ushtarak, i cili ndërroi po ashtu jetë gjatë rrugës për në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA