Berat, shkolla e Mbrakullit, një stallë

16/04/2010 12:25

Lënia në mes e investimit për ndërtimin e një shkolle në fshatin Mbrakull të Beratit ka bere që prej disa muajsh fëmijet e shkollës 9-vjecare të bëjne mësim në një ambient përdorur dikur nga kooperativat bujqesore për magazinimin e prodhimeve bujqësore por edhe për mbajtjen e bagëtise. Tani ambjentet e saj perdoren si klasa.

Zyrtaret e komunes ia hedhin fajin Ministrisë së Arsimit. Kjo Ministri ka dhene një fond prej 12 milione lekesh per ndertimin e shkolles se re por nuk ka levruar gjithe fondin.

Mosfunksionimi i mire i marrëdhenieve mes komunes dhe institucionit që menaxhon arsimin po rendon direkt mbi femijet e ketij fshati.

Top Channel