Aksidenti “Kaczinski”, gabim njerëzor
16/04/2010 01:25
Aksidenti ajror, i ndodhur ditën e shtunë në Smolensk të Rusisë në të cilin gjeti vdekjen presidenti polak Lech kaczinski dhe 95 persona të tjerë, për autoritetet ruse ishte një gabim njerëzor.
Ky është përfundimi i hetimeve të organeve moskovite pas ekzaminimit të plotë të kutive të zeza të avionit Tupolev.
Në raport saktësohet se piloti nuk ka patur kurrëfarë presioni apo shtyse për të kryer ulje, ndryshe nga çfarë qarkullon ditët e fundit në shtypin dhe median polake e ruse, ku pretendohet se piloti ishte urdhëruar nga vetë presidenti Kaczinski për të kryer uljen tragjike.
Top Channel