SHBA, Sirisë: Të shqetësuar për transferimin e “SCUD”

15/04/2010 02:05

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi një vendim të qeverisë siriane për transferimin e raketave “SCUD” në duar të militantëve të Hezbollah-ut.

“Jemi të shqetësuar sepse armë kaq të sofistikuara dhe të fuqishme po transferohen ne duar jo të sigurta”, thuhet në deklaratën e SHBA-së.

Uashingtoni njoftoi gjithashtu se një notë shqetësimi i është dërguar edhe në Damask në nivelet më të larta të qeverisjes në vend.

Top Channel