Moska mbyll reaktorin me plutonium

15/04/2010 14:15

Moska ka mbyllur reaktorin e fundit rus të përdorur për prodhimin e plutoniumit ushtarak.

Vendimi u mor pas marrëveshjes së arritur në samitin për sigurinë e armëve bërthamore në Uashington.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Itar-Tass. Reaktori i përdorur për më shumë se 46 vite është i vendosur në qytetin sekret të Zheleznogorsk, në rajonin Siberian të Krasnoiarsk.

Nga 1995-a kishte filluar shndërrimi i tij në përdorim për civilët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA