Iran përfundon reaktori nuklear i Bushehrit

15/04/2010 01:35

Rusia njoftoi se përfundoi ndërtimi i reaktorit bërthamor të Bushehrit në Iranin Qëndror, reaktor ky i ndërtuar tërësisht prej Moskës.

Lajmi u njoftua prej drejtorit të agjencisë ruse të energjisë bërthamore, Sergej Kirienko, i cili tha gjithashtu se reaktori nuk do të shkelë në asnjë moment traktatin e mospasurimit të uraniumit.

Lajmi i ndërtimit të reaktorit të Bishehrit vjen më pak se 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes për sigurinë bërthamore, nënshkruar në Uashington prej 47 vendeve pjesëmarrëse në samit, si dhe apelit për sanksione ndaj Iranit prej SHBA-së e Francës.

Top Channel